Besa Imami në rolin e Donikës në filmin “Skënderbeu”Artistja e Merituar u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare
Gjatë karrierës së saj ka realizuar mbi 100 role në skenën e teatrit dhe në kinematografi
“Vite kam, por plakë nuk jam!”, me këtë motiv Besa Imami e ruajti shpirtin të ri, deri sa mbylli sytë. Një tjetër emër i madh i ekranit dhe skenës ndahet nga panteoni i të mëdhenjve shqiptarë. Dje, në një ditë të shënuar për shqiptarët, si të kishte pritur edhe bekimin e Atit të Shenjtë, u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare aktorja e dhjetëra roleve. U dha jetë më shumë se 100 karaktereve në skenën e teatrit dhe në kinematografi, por ajo do tëAktorja Besa Imamimbahet mend si Donika e Skënderbeut apo si aristokratja, roli i së cilës i shkonte aq shumë për shtat. Janë role të gdhendura me mjeshtëri, që do ta bëjnë atë të paharruar për publikun shqiptar. Ishin pikërisht duartrokitjet shpërblimi më i mirë për aktoren. “Suksesin e kemi përjetuar si shpërblim të mundit dhe jo si delir apo mendjemadhësi ndaj të tjerëve. Krenare po, krenare dhe me kokën lart kam qenë gjithmonë”, do të shprehej ajo vite më parë. E rrethuar nga njerëzit që e deshën, aktorja u nda nga kjo jetë duke marrë me vete edhe një shpërblim të fundit. Vetëm pak ditë më parë, në vendlindjen e saj, në Gjakovë, u nderua si “Nderi i skenës shqiptare”. Një titull, që siç do të thoshte kolegia e saj Margarita Xhepa, ishte i vonuar. Besa Imami është një nga aktoret e para të Teatrit Popullor, duke u hapur rrugën dhjetëra të rinjve që do vinin pas saj, në një vend ku teatri nuk ishte traditë. Fillimet Besa Imami ka lindur më 8 Gusht të vitit 1928 në qytetin e Gjakovës. Në vitin 1937, familja e saj do të shpërngulet në Tiranë. Fillimi i saj në teatër ishte thuajse i rastësishëm, por që do të bëhej një zgjedhje jete për të. “Mbaj mend që në periudhën kur punoja në Kryeministri, fill pas çlirimit, një grup amator ishte duke përgatitur një shfaqje teatrale “Burri, burrë”. Personazhet e pjesës ishin katër, ndërsa organizatorëve nuk po u ecte puna me gjetjen e goditur të personazhit të shërbëtores. Në një moment më kërkuan edhe mua ta provoja një herë. Unë nisa të luaj, ndërsa dëgjova që organizatori kryesor thirri: Eureka! Kështu shkëndija e fatit duket se po më buzëqeshte. Ndërsa dhamë shfaqjen që konkurronte me të disa institucioneve të tjera, regjisori i njohur, një nga themeluesit e Tetarit Kombëtar, Pandi Stillu, më zbuloi dhe m’u lut me ngulm që të mos i ndahesha kësaj rruge”, është shprehur disa vite më parë për gazetën “Panorama” aktorja. Rolet Besa Imami në disa nga rolet e interpretuara në skenën e teatritQë prej shtatorit të vitit 1946 e deri në 1 shtator të vitit 1988, Artistja e Merituar, Besa Imami, i ka dhënë publikut dhjetëra role, si ai i Mbretëreshës Teuta te “Artani” e Selman Vaqarrit, rolin e Nënë Zyrasë te “Bashkë me agimin” e Bashkim Kozelit, rolin e Prendës te “Cuca e Maleve” e Kolë Jakovës, rolin e Klara Gaberit te “Procesi i Lajpcigut-Gjergj Dimitrovi”, rolin e Rushës te “Halili dhe Hajria” e Kolë Jakovës, rolin e Lajes te “Lulet e Shegës”, rolin e Nënës te “Monserati”, rolin e Gjinervës te “Rrënjët e thella” etj. Rikthehet përsëri në skenë në vitin 2004 për të interpretuar në dramën “Streha e të harruarve” të Ruzhdi Pulahës në rolin e malësores. Në kinematografi ajo do të bëhet e njohur për publikun e gjerë me rolin e Donika Kastriotit në filmin “Skëndërbeu”, të realizuar në vitin 1953. Më pas do të vijonin role të tjera si roli i Martës në filmin “Brazdat” në vitin 1973, roli i nënë Tanës në filmin “Në fillim të verës” në vitin 1975, roli i nënës së Gurgenit në filmin “Balada e Kurbinit” në vitin 1989 etj. Roli i saj më i fundit është ai i gruas myslimane në filmin “Eduart” në vitin 2006. Roli i saj më i fundit është ai i gruas myslimane në filmin “Eduart”. Ajo gjithashtu kaBesa Imami në disa nga rolet e interpretuara në skenën e teatritinterpretuar edhe në operën “Kavaleria Rustikane” të Pietro Maskanjit, të vënë në skenë nga Teatri i Operës dhe i Baletit. Në vitin 1961, kur ishte vetëm 33 vjeç, Besa Imami për meritat e saj artistike do të vlerësohej me titullin “Artiste e Merituar”.