Freedom House ne raportin e tij te fundit per lirine e shtypit e ka renditur Shqiperine ne vendin e 107. Raporti i ri për Lirinë e Mediave i Freedom House, vëren se në Evropën Qendrore dhe Lindore, klasifikim ky ku hyn edhe Shqiperia, Kosova dhe fqinjet e saj, është shënuar një rënie për dallim nga viti i kaluar.
“Shqipëria në raportin e fundit ka marrë notë më negative sesa Kosova, 51, Maqedonia 54, ndërkaq, në gjendje më të mirë vlerësohet të jetë liria e shtypit në Bosnjë e Hercegovina me notën 48, e edhe më lart, gjendet Mali i Zi e Serbia të dy këto shtete kanë marrë notën 35”-thuhet ne raport.
Freedom House, vendet që i vlerëson nga 0 – 30 i sheh si vende me shtyp të lirë, ato që marrin nota nga 31 – 60 klasifikohen në kategorinë e vendeve me shtyp pjesërisht të lirë, kurse në kategorinë e notimit nga 61 – 100 hyjnë vendet me shtyp jo të lirë.
Hungaria ka rrëshqitur nga vendi i lirë, në atë me liri të pjesshme të shtypit.
Maqedonia thuhet se ka shënuar ulje të madhe, sikurse edhe Ukraina. Përmirësimet e vetme të vogla, sipas raportit, janë shënuar në Kosovë, Mal të Zi dhe Gjeorgji.
Për Kosovën është përmendur si përmirësim rënia e trendit të sulmeve ndaj gazetarëve si dhe transparenca më e madhe e pronësisë së mediave.
Zëvendëspresidenti për strategji dhe analiza në Freedom House, Kristofer Uoker shpjegon:
“Derisa kemi qenë në vitet e fundit të shqetësuar në lidhje me dhunën kundër gazetarëve dhe në disa raste mungesën e energjisë në reagimin e autoriteteve për t’u marrë me këtë çështje, kemi parë një lehtësim relativ të kësaj këtë vit, dhe po ashtu hapat që janë ndërmarrë për të rritur transparencën e pronësisë në mediave, çështje kjo që prek tërë rajonin. Kjo i ka kontribuar një përparimi modest vlerësimit për Kosovën këtë vit”, tha për Radion Evropa e Lirë, Kristofer Uoker.
© Panorama.al











