Shtyhet seanca për SASPAC në GJKKO, mungoi një prej avokatëve! Ish-ministri Ilir Beqaj kërkon që të dëgjojë përgjimet dhe të shikojë provat

Nov 18, 2025 | 10:53

Gjykata e Posaçme shtyu sot (18 nëntor) seancën gjyqësore për dosjen SASPAC, ku i pandehur dhe i arrestuar është ish-kreu i këtij institucioni, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe vartësit e tij.

ilir-beqja

Shkak u bë mungesa e njërit prej avokatëve të të pandehurve.

GJKKO ka pranuar shtyrjen e seancës për në datën 3 dhjetor të këtij viti.

Gjithashtu mësohet se ish-ministri Ilir Beqaj, kërkon nga gjykata që t’i lejohet akses në një nga ambientet e gjykatës, që të ketë mundësinë të dëgjojë përgjimet dhe të shikojë provat, pasi në burg e ka të pamundur për shkak të mungesës së pajisjeve.

Ish-ministri i Shëndetësisë ka edhe një tjetër proces gjyqësor për dosjen e koncesionit të Sterilizimit, ku SPAK e akuzon për shpërdorim detyre, ndërsa gjyqi po bëhet me procedurë të zakonshme pasi nuk pranon akuzat, duke e ndarë nga 8 të pandehurit e tjerë që u proceduan me gjykim të shkurtuar.

© Panorama.al

Te lidhura