Shtyhet seanca ndaj Erion Veliajt, ja kur do të zhvillohet! Përplasja në GJKKO mes avokatëve dhe prokurorit të SPAK: Jeni njohur me aktet, kërkoni të gjykoheni por….

Nov 17, 2025 | 12:53

Është shtyrë seanca në GJKKO për kryebashkiakun e Tiranë, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli prej datës 10 Shkurt.

Erion Veliaj-Gjykata Kushtetuese-pranga-policia (5)

Seanca do të mbahet më 2 Dhjetor në orën 09:00 dhe shkak u bë kërkesa e avokatëve të Veliajt për t’u njohur me aktet.

Avokatët e Erjon Veliajt i kërkuan kohë gjykatës gjatë seancës paraprake për t’u njohur me aktet.

Ata kërkuan që klienti i tyre, kryebashkiaku i Tiranës, të njihet vetë me aktet dhe ata t’ia çojnë në burg.

Prokurori i SPAK replikoi duke iu drejtuar që “jeni njohur me aktet, kërkoni të gjykoheni dhe nuk vini në gjykim”.

© Panorama.al

Te lidhura