Humori, ironia dhe mesazhet politike vijojnë të jenë pjesë e pandashme e protestave qytetare në Tiranë, të cilat shënojnë sot ditën e 17-të.
Edhe gjatë tubimit të sotëm, protestuesit kanë zgjedhur të përcjellin qëndrimet e tyre përmes pankartave me mesazhe thumbuese ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Mes pankartave që tërhoqën vëmendjen e të pranishmëve ishin “Rama le të lehë, protesta ecën përpara” dhe “Non Grata in Albania!”, të cilat u shfaqën në mesin e turmës së mbledhur para Kryeministrisë.
Nuk munguan as mesazhet satirike që lidhen me zhvillimet politike të ditëve të fundit, si pankarta në gjuhën angleze ku paraqitej një dialog ironik mes Ramës dhe Komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos. “Come Marta, let’s destroy Zvërnec together” “ Coming Edi!”.
Një tjetër pankartë ironizuese ishte edhe një tjetër ku Rama shfaqej në mbledhjen e grupit të PS-së duke kërkuar ndihmë pas protestave masive të qytetarëve prej më shumë se dy javësh. “Më jepni një zgjidhje se më hoqën vërtet”, shkruhet në pankartë.
© Panorama.al





















