Shtrenjtohen drithërat dhe sheqeri

Feb 25, 2011 | 12:39

Drithërat dhe sheqeri dje kanë njohur rritje në tregje. Ekspertët e kanë lidhur këtë shtrenjtim me rritjen e kërkesës. Për sheqerin lëvizja në çmim i dedikohet rifillimit të punës nga ana e biznesit pas qetësisë së post-krizës, kurse për grurin efektin më të madh në tregje e ka pasur kërkesa në rritje e Kinës. Kjo e fundit i është bindur alarmit që kanë lëshuar ekspertët për mungesë të drithërave në treg dhe në këtë pikë ka vendosur që të krijojë rezerva të mëdha, me të cilat mund të përballojë ditët e vështira, për të cilat po përflitet. Kjo rritje çmimesh është ironizuar nga shtypi i huaj, duke komentuar se tashmë çmimet e larta bëjnë të buzëqeshin fermerët dhe do t’i shtyjnë këta të fundit të rrisin edhe prodhimin. Indeksi i fundit i FAO për çmimet për janarin ishte 231 pikë, më i larti prej vitesh.

© Panorama.al

Te lidhura