Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë deklaroi të martën se nuk ka plane për një takim mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, “në të ardhmen e afërt”.
Kjo deklaratë vjen vetëm disa ditë pas komenteve të Trump, i cili foli për mundësinë e një samiti të ri me homologun rus.
I njëjti zyrtar sqaroi gjithashtu se sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, nuk kanë një takim ballë për ballë të planifikuar. Megjithatë, ai theksoi se biseda telefonike mes tyre të hënën ishte “produktive”.
© Panorama.al











