Një shtetas shqiptar gjeti vdekjen, ndërsa djali i tij vetëm shtatë vjeç u plagos dje në një aksident fatal në Itali. Ngjarja ka ndodhur dje në mëngjes rreth orës 8:15 në Teramo. Sipas mediave italiane, mësohet se aksidenti është shënuar në kryqëzimin që çon në Nereto. Mediat italiane njoftonin dje se një “Fiat Stilo” dhe një “Lancia Delta” janë përplasur mes tyre. Si pasojë e aksidentit mësohet se ka vdekur Sh. Islami, 36 vjeç, shqiptar që jetonte në Sant’Omero. Në makinë me shqiptarin mësohet se ka qenë edhe djali i tij 7 vjeç. Ai është plagosur rëndë nga aksidenti dhe është transportuar me helikopter në spital në gjendje të rëndë për jetën. Edhe gjyshi i djalit, një 61- vjeçar e një grua e panjohur kanë marrë plagë nga aksidenti dhe janë dërguar në spital me lëndime të shumta. Mësohet se drejtuesi i “Lancia Deltas” ka qenë një 22-vjeçar që është transportuar në spital në gjendje të rëndë. Sipas Policisë Rrugore, një nga dy makinat ka kaluar në korsinë e kundërt, duke shkaktuar aksidentin tragjik.











