Shqiptari kapet në Romë duke trafikuar drogë me fytyrën e stampuar të “Joker”! Nervozizmi e tradhtoi, ja ku e kishte fshehur

Nov 21, 2025 | 21:02

Një zbulim i pazakontë është bërë nga karabinierët në kryeqytetin italian, Romë, pak pasi ndaluan një shqiptar për kontroll automjeti pas lëvizjeve të tij të dyshimta.

droga itali joker

Postblloku kërkoi që i riu 22-vjeçar t’i nënshtrohej kontrollit, ndërsa u shfaq nervoz. Dhe efektivët nuk gabuan në ‘nuhatjen’ e tyre.

Ata zbuluan një ngarkesë me 2.5 kg kanabis sativa të paketuar dhe ndarë në shumë pako të vogla (25 pako 100 gramëshe). Mbi to ishte e stampuar logi me fytyrën e “Joker”. Droga u gjet e fshehur në gomën rezervë të mjetit.

Operacioni i karabinierëve u zhvillua në zonën e Fiumicino-s. Menjëherë të riut shqiptar iu vendosën prangat.

Bashkë me lëndën narkotike u sekuestrua edhe makina, një veturë “Fiat 500”. Sjellja e shoferit gjatë procesit të identifikimit ngjalli dyshime te karabinierët dhe ata vendosën të kryenin kontrolle të mëtejshme në automjet.

22-vjeçari u ndalua dhe pas seancës së masës së sigurisë paraprake u la për arrest shtëpiak, në vijim të hetimeve të mëtejshme dhe gjyqit.

© Panorama.al

Te lidhura