Një protestues rom që ka dalë në shesh për të protestuar në ditën e 13-të radhazi kundër qeverisë së Edi Ramës, u shpreh se nuk duhet ta tolerojnë më kryeministrin.
Ai tha se pensioni nuk i del as për të blerë ilaçet.
“Kam 10 ditë që po dal dhe jam përfaqësues i romëve. Ne shqiptarët kemi jetuar në mënyrë të shkëlqyeshme dhe ne romët dhe vllehët jemi pa atdhe. Të dalë Edi Rama, një i paatdhe dhe të tërheqë zvarrë shqiptarët. Janë shqiptarët që e duruan shumë dhe po e durojnë. Sot i mori të gjithë romët ata që pastrojnë rrugët dhe do të bëjnë festë.
Asnjë socialist nuk shkon pas Ramës. Kërkon ti mbulojë sytë shqiptarëve. Shqiptarët të mos durojnë më dhe ta heqin zvarrë. Përdridhet si rruspiat. Është turp. Pensioni s’më del as ilaçe. Kam bërë 20 vjet internim. Edhe Saliu është komunist. “, tha Rama.
© Panorama.al










