“Shqiptarët nuk ia falin 130 milionë eurot e djegësit të Tiranës”- Akuzat e Berishës për Ramën: Në çdo kilometër rrugë janë vjedhur 90% e çmimit

May 2, 2025 | 18:48

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Fushë Kruja u shpreh optimist se në zgjedhjet e 11 majit PD dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të fitojë.

sali bersha

Berisha thotë se Edi Rama është në panik dhe i tmerruar, pasi po e ndjen disfatën që do të këtë më 11 maj, sipas tij më të thellën.

Po ashtu ai akuzoi atë se ka vjedhur me rrugët dhe me ndërtimin e shkollave, ndërsa theksoi se shqiptarët nuk do tia falin 130 milionë eurot e inceneratorit të Tiranës.

“Ai e di se ne çdo km rrugë ka vjedhur 90 % të çmimit, sepse e dinë se në çdo shkollë të ndërtuar ka vjedhur 80% të çmimit. E din se shqiptarët nuk ja falin kurrë 130 mln euro, djegësin e Tiranës. 130 mln euro në kontot e tij bankare, në një kohë kur djegësi nuk ka as nam as nishan. Nuk del dot para jush për të dhënë një orë llogari, sepse e din që me avion në dispozicion ka harxhuar 2 herë më shumë se presidenti i SHBA në dy vite. Ju ka gjobitur ju me 21 mln euro. Pasi kishte deklaruar 3800 euro në librin e shtetit na doli me saraje dy herë më të mëdha se Enver Hoxha.

Si asnjë sulltan, si asnjë perandor dhe mbret bleu në oborr instilacionin me peshq egotik për te eglendisur sytë e tij. Tani kërkon të bëjë  atë që s’po ja them emrin, i ndan gratë, bën fushatë veçmas si në vitet 50 kur komunistët bënin mbledhje veç me gratë dhe veç me burrat”, tha Berisha.

© Panorama.al

Te lidhura