Sulmohet faqja e muzeut grek: Dështakë

Jan 5, 2012 | 16:31

Nën tingujt e këngës “Xhamadani vija vija” dhe mbishkrimit shikoni sa i bukur është flamuri shqiptar, hakerat shqiptarë kanë sulmuar faqen zyrtare në internet të Muzeut të Fosileve në Greqi.

Faqja është sulmuar nga hakerat të njohur me mbishkrimin “b4cKd00r”.  Ndër të tjera në tekstin që shfaqet sapo hapet sajti shkruhet” Jemi nje komb kemi nje gjak ne jemi bijt e Shqipes !”

Më pas vijon teksti në anglisht “Is my Mission to Attack! Greece website. I Never stop until you burn your flag and kiss the albanian flag”  I’m from Great Albania! are you scared?! :D  oh! sorry i forgot to say you like song? you can listen it as many times as you ëant :D Greece Big Losers!

Në shqip; “Nuk do ndaloj kurrë së djeguri flamurin grek dhe së puthuri flamurin shqiptar” Unë jam nga Shqipëria e Madhe. A je i frikësuar! :-D, oh! më fal harrova të të pyes nëse të pëlqen kënga? Mund ta dëgjosh sa herë të duash :D Grekët, dështakë të mëdhenj!”

Grupet e hakerave shqiptarë kanë qenë shumë aktivë kohët e fundit në internet duke sulmuar disa faqe kryesisht, serbe dhe greke.

© Panorama.al

Te lidhura