“Shqipëria s’ka më rend dhe siguri!”- Atentati mafioz në Rinas, Salianji: Bandat eliminojnë kë të duan e ku të duan, shteti duket si spektator i krimit e qeveria si ndihmëse

Nov 11, 2025 | 16:32

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar pas atentatit në Rinas, ku u ekzekutua me breshëri Gilmando Dani dhe u plagos rëndë, Muçi Shaljani (Sheqeri), agjenti i AMP-së që e shoqëronte.

Ervin Salianji vrasja ne Rinas

Në reagimin e tij, Ervin Salianji shkruan se bandat kriminale kanë marrë prej kohësh kontrollin e territorit. Sipas tij, ngjarja sot në Rinas është alarmante, pasi kjo zonë duhet të ishte me siguri maksimale. “Bandat kriminale kanë marrë prej kohësh kontrollin e territorit dhe kanë informacion të saktë për lëvizjen e kujtdo, mjafton ta vendosin dhe eleminojnë kë të duan e ku të duan! Vrasja e sotme, në pikën më të rëndësishme të vendit, në aeroportin e Rinasit, aty ku duhet të ishte siguria maksimale, tregon paaftësinë dhe dorëzimin e qeverisë përballë krimit.

Në Shqipërinë e Ramës nuk mund të ecësh me monopatina, por me makina të blinduara e me armë po.  Frika dhe kërcënimi bandave që vendosin kush jeton e kush eliminohet, është vetëm njëra anë e medaljes kriminale. Ana tjeter është terrori që çdokush, qe kalon aty, është në punë të vet, apo përcjell familjen a të afermit ne kete rast ne Rinas, mund te ishte goditur nga plumbat që kanë lënë shenjë nëpër godina”, shkruan ai.

Më tej, Salianji shkruan se: “Shteti duket si spektator i krimit e qeveria është faktuar shpesh si ndihmëse e krimit, policia njě dekor propagande, dhe qytetari shpesh shënjestër e pafajshme.  Fatkeqësisht, Shqipëria nuk ka rend dhe siguri. Askush nuk është i mbrojtur, institucionet janë të kapura, dhe mafia ka shtetin e vet!”, thekson ai.

Reagimi i plote i Ervin Salianjit

Bandat kriminale kanë marrë prej kohësh kontrollin e territorit dhe kanë informacion të saktë për lëvizjen e kujtdo, mjafton ta vendosin dhe eleminojnë kë të duan e ku të duan!

Vrasja e sotme, në pikën më të rëndësishme të vendit, në aeroportin e Rinasit, aty ku duhet të ishte siguria maksimale, tregon paaftësinë dhe dorëzimin e qeverisë përballë krimit. Në Shqipërinë e Ramës nuk mund të ecësh me monopatina, por me makina të blinduara e me armë po.Frika dhe kërcënimi bandave që vendosin kush jeton e kush eliminohet, është vetëm njëra anë e medaljes kriminale. Ana tjeter ěshtë terrori që çdokush, qe kalon aty, është në punë të vet, apo percjell familjen a të afermit ne kete rast ne Rinas, mund te ishte goditur nga plumbat që kanë lënë shenjë nëpër godina. Shteti duket si spektator i krimit e qeveria është faktuar shpesh si ndihmëse e krimit, policia njě dekor propagande, dhe qytetari shpesh shënjestër e pafajshme.

Fatkeqësisht, Shqipëria nuk ka rend dhe siguri. Askush nuk është i mbrojtur, institucionet janë të kapura, dhe mafia ka shtetin e vet!

© Panorama.al

Te lidhura