Shpresat, Gega debuton me humbje ndaj Rusisë

Nov 11, 2011 | 8:50

Shqipëri-Rusi  0-1
Shënues: Smolov 74′ (p)
Kartonë të verdhë: Vucaj, Fejzullahu, Dosti/ Petrov
Gjyqtarë: Matias Gestranius/ M.Haninen dhe J.Honkanen (FIN)
Shqipëria: Frashëri, Fejzullahu, Sallaj, Prençi, Peqini, Bunjaku (Telushi 46′), Brahimi, Vucaj (Dosti 46′), Vajushi, F.Hoxha (Kërçiku 57′), Sadiku. Trajner: Skënder Gega
Rusia: Zabolotni, Tsallagov, Gapon, Çiçerin, Zhestokov, Petrov, Sosnin (Kajurmov 66′), Shatov (Gatagov 88′), Jakovlev, Smolov, Kanunikov (Grigorjev 54′).
Trajner: Nikolai Pisarev
Ndryshon trajneri, por jo rezultati dhe loja. Edhe Shqipëria U-21, e drejtuar nga Skënder Gega ka thuajse të njëjtën sëmundje si ajo e një muaji më parë, kur në drejtim ishte Artan Bushati. Skuadra gabon shumë në linjën defensive, ndërsa sulmi, i përqendruar kryesisht te Sadiku, është në pjesën më të madhe i izoluar. Këtyre problemeve po t’u shtosh edhe formën e keqe të dy-tre lojtarëve, sidomos në pjesën e parë, të çon te vetëm një rezultat: humbja. Duhet thënë se paçka që rusët fituan minimalisht, falë një penalltie të kthyer në gol nga Smolov, ne dominuan, madje në pjesën e parë patën të paktën tri raste të pastra për shënim. Ndërsa fraksioni i dytë i lojës nisi me ndryshime të menjëhershme te ekipi ynë. Gega kupton se loja çalon kryesisht në mesfushë, ndaj hedh në fushë Telushin dhe Dostin. Dhe në fakt u desh pak për të parë ndryshimin e skuadrës sonë, e cila nisi të luante më mirë, duke dalë më shumë në gjysmëfushën e rusëve dhe duke rrezikuar seriozisht portën e tyre. Ndërkaq, mungonte qartësia, por edhe fati para portës kundërshtare. Në minutën e 57-të, Gega hedh në fushë edhe Dorian Kërçikun, i cili pas jo më shumë se një çerek ore lojë do të bëhej protagonist, teksa pengonte në zonë Jakovlev dhe arbitri me të drejtë akordoi 11-metërsh. Gjuan Smolov dhe Rusia kalon në avantazh. Në minutat në vazhdim, skuadra e drejtuar nga Gega u mundua të barazonte, por pa ia arritur qëllimit. Madje, Shqipëria rrezikoi të pësonte edhe golin e dytë, kjo për shkak të hapësirave që lojtarët lanë në mesfushë, duke menduar më së shumti për sulmin.

© Panorama.al

Te lidhura