TIRANE- Shkak per shperthimin te cadra elektorale e PS-se ne Tirane eshte bere nje shashke. Deklarata eshte bere sot nga policia e Tiranes, e cila ka njoftuar se perfundimi ka ardhur pas mbylljes se akt ekspertimit lidhur me shpërthimin e ndodhur mbremjen e 2 Majit.
Sipas policise, fuqisë së shpërthimit të shashkës i është shtuar edhe një bombul petrogazi.
“Mendojmë se, është shkaktuar nga shpërthimi i një shashke, fuqia e së cilës është shtuar, nga shpërthimi i gazit që mundt të ketë patur bombula e petrogazit, plus barutin e fishekzjarrit dhe gazin shpërthyes brenda kazanit, që në disa raste e çlirojnë mbeturinat e ndryshme” theksohet ne deklaraten e policise.
Sipas saj, kalimtari 29 vjecar, Armando Dyrmishi eshte lenduar nga coperat e kazanit.
© Panorama.al











