SHKODER- Shperthim ne nje lokal ne Shiroke te Shkodres. Ngjarja ka ndodhur ne oret e nates, ne lokalin e shtetasit Halit Beqirit.
Sipas te dhenave te para, nga shperthimi, flaket kane demtuar edhe banesen e pronarit, qe ndodhej pas ambienteve të lokalit.
Policia nuk ka dale ende me nje piste konkrete, por dyshimet e para flasin per nje bombol gazi, ose per nje sasi eksplozivi.
Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e ngjarjes, ndersa sqaron se nga shperthimi per fat nuk ka pasur te lenduar ne njerez, por vetem deme materiale qe presin te verifikohen.
© Panorama.al











