Zi në Belgjikë, 4 të vdekur, mbi 100 të plagosur

Dec 14, 2011 | 9:58
Pamje nga vendngjarja

LIEZH-Zyrtarët belgë njoftojnë se nga sulmi i djeshëm i një personi me një granatë dore, në qendër të qytetit Liezh, kanë mbetur 5 persona të vdekur, përfshirë edhe sulmuesin.

Raportohet se nga ky sulm kanë mbetur edhe rreth 127 persona të plagosur.

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se ende nuk dihen qartë motivet e sulmit, por dihet se nuk ishte një sulm terrorist.

Autoritetet belge kanë treguar se sulmuesi, Norodin Amrani, 33 vjeçar, ishte qytetar i Liezhit dhe në vitin 2008 kishte qenë i dënuar për armëmbajtje pa leje, si pjesë e një bande kriminale.

 

Sulmi

Një person jo i panjohur për policinë belge ka shpërthyer katër granada rreth orës 12:30 të ditës së djeshme në vendin e quajtur sheshi “Saint Lambert” në qendër të krahinës së Liezhit.

utori është identifikuar si, Nordine Amrani, i cili menjëherë pas sulmit ka kryer vetëvrasje.

Sipas mediave vendase, situata tashmë është nën kontroll. Si masë e parë parandaluese për shpërthime të tjera autoritet kanë njoftuar njësitet anti-minë për të kontrolluar makinën e autorit të shpërthimeve.

Mësohet se autoritet më të larta belge do të vizitojnë krahinën e Liezhit në orët në vazhdim.

Autori nuk është i panjohur për drejtësinë belge, pasi Nordine Amrani është ndjekur penalisht për armëmbajtje dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Ai është dënuar në shtator të vitit 2008 me 58 muaj burg për posedim të armëve dhe bimëve narkotike.

Fillimisht u raportua per 12 te plagosur, me pas disa media te huaja dolen me shifren 25.

Sipas deshmitareve ne vendin e ngjarjes, nje person, i dyshuari si atentator eshte pare te hedhe nje granate dore, prane stacionit ne sheshin qendror të qytetit rreth mesditës.

Ne vend ka gjurme te kasaphanes, gjak i perhapur neper kalldrem dhe njerez qe ulerijne te perfshire nga paniku.

© Panorama.al

Te lidhura