Një shpërthim tritoli ka ndodhur në Krujë. Lënda plasëse ishte vendosur tek një automjet tip Fiat. Nga shpërthimi mësohet se ka vetëm dëme materiale.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton se policia ka sekuestruar disa kamera sigurie ku duket autori i cili pasi ka vendosur lëndën plasëse është larguar me këmbë. Ai mbante veshur rroba të errëta që të mos identifikohet nga kamerat.
Pronari i automjetit, Dervish Guni ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri, dhe nuk ia ka idenë pse ka ndodhur ngjarja dhe as për autorët.
Megjithatë, policia po heton një konflikt të mundshëm pronësie. Sasia e lëndës plasëse ka qenë e vogël e vendosur në pjesën e kofanos dhe dyshohet për mesazh nga autori.
© Panorama.al












