“Armëpushimi me Iranin ka mbaruar!” – Trump: Jam i zemëruar me NATO-n! Spanja? Ndërpresim marrëdhëniet tregtare me të, është një partner i tmerrshëm në aleancë

Jul 8, 2026 | 10:55

Presidenti i SHBA, Donald Trump deklaroi nga samiti i NATO-s në Ankara se armëpushimi me Iranin ka mbaruar. Në një komunikatë së bashku me shefin e NATO-s, Mark Rutte, Trump sulmoi Iranin  duke e quajtur “gënjeshtar”.

trump

“Ata janë njerëz të sëmurë, janë njerëz të egër dhe të dhunshëm. Për sa më përket mua, është thjesht humbje kohe të merresh me ta. Ata janë gënjeshtarë. … Ka diçka që nuk shkon me ta. Ata janë të çuditshëm. Për sa më përket mua, ka mbaruar.”, deklaroi Presidenti i SHBA, ndërsa lëshoi kritika dhe ndaj NATO-s.

Trump përsëriti se “nuk është i kënaqur me NATO-n për shkak të asaj që bëri me Groenlandën” dhe refuzimit të saj për të ndihmuar me Iranin.

Teksa përmendi disa vende që nuk e ndihmuan, ai u ndal veçanërsht tek Spanja, për të cilën tha se ka udhëzuar ndërprerjen e marrëdhënieve tregtare. Sipas Trump, Spanja është një partner i keq në aleancë.

“Spanja është një partner i tmerrshëm në NATO. Ata nuk marrin pjesë, nuk paguajnë, unë nuk dua të kem asnjë lidhje me Spanjën. Ndërpritni të gjithë tregtinë me Spanjën, përfshirë vizitat. Ne nuk duam asgjë. Shihini të kthehen me vrap, oh, do të kthehen me vrap.”, shtoi ai.

© Panorama.al

Te lidhura