Shpat Kasapi u nda papritur nga jeta në moshën 40-vjeçare, ja kur do të mbahet ceremonia mortore e këngëtarit! Familja: Ikja e tij, ka thyer zemrat tona

Nov 29, 2025 | 14:30

Këngëtarit të mirënjohur, Shpat Kasapi, i cili i nda papritur nga jeta në moshën 40-vjeçare, duke lënë pas djalin e tij 3-vjeçar, Roelin, do t’i jepet lamtumira e fundit të dielën (30 Nëntor).

shpat kasapi

Homazhet në nder të artistit do të mbahen në orën 11:00, në Pallatin e Kulturës në Tetovë.

Ndërsa ceremonia mortore do zhvillohet në orën 14:00, në varrezat e qytetit të Tetovës.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të birit, babait, bashkëshortit, vëllait dhe shokut tonë të dashur, SHPAT KASAPI”, thuhet në një njoftim në rrjetin social zyrtar të këngtarit të ndjerë.

Duke shtuar: “Ikja e tij e papritur ka thyer zemrat tona. Do të na mungojë zëri i butë, buzëqeshja e tij e sinqertë dhe prania që na jepte qetësi. Kujtimi i tij do të mbetet i paharrueshëm për ne.”

Në njoftim, shkruhet se të gjithë ata që dëshirojnë t’i japin lamtumirën e fundit Shpat Kasapit janë të mirëpritur të marrin pjesë në ceremoninë e tij.

Artisti u nda papritur nga jeta më 26 Nëntor në Itali ku ndodhej së bashku me partneren, Selvije Jao dhe të birin. Dyshohet se këngëtari pësoi arrest kardiak dhe s’mundi të mbijetonte.

LEXONI EDHE: Shpat Kasapi ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare, planet që këngëtari la përgjysmë! Nga jeta e re, tek sëmundja e të birit, çifti i dhanë një tjetër shans martesë

 

 

Njoftimi:

LAJMËRIM MORTOR

Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të birit, babait, bashkëshortit, vëllait dhe shokut tonë të dashur, SHPAT KASAPI (1 Maj 1985-26 Nëntor 2025)

Shpati ishte një zemër e bardhë, një shpirt i gëzuar që jetonte me këngë në buzë dhe me dritë në sy. Ai falte vetëm dashuri e mirësi, dhe kush e njohu, e ndjeu ngrohtësinë e tij.

Ikja e tij e papritur ka thyer zemrat tona. Do të na mungojë zëri i butë, buzëqeshja e tij e sinqertë dhe prania që na jepte qetësi. Kujtimi i tij do të mbetet i paharrueshëm për ne.

Të gjithë ata që dëshirojnë t’i japin lamtumirën e fundit Shpatit tonë të dashur janë të mirëpritur të marrin pjesë në ceremoninë e tij.

Homazhet do të mbahen të Dielen, 30.11.2025, në orën 11:00, në Pallatin e Kulturës në Tetovë.

Varrimi: në orën 14:00, në varrezat e qytetit të Tetovës.

Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij. U prehtë në paqe.

shpat kasapi

© Panorama.al

Te lidhura