Jashtë KQZ-së, nis protesta e opozitës

May 23, 2011 | 19:10

TIRANË- Ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po debaton lidhur me projekt- aktin e prezantuar nga kryetari Ristani ku parashikohet miratimi i tabelave perfundimtare dhe shpallja e rezultatit per Tiranen , jashtë ambienteve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë mbledhur militantë e mbështetës të PS-së, ku kane nisur protestën e radhës.

Ashtu si gjate gjithe ketyre diteve, forca të shumta policore,  janë pozicionuar në vendet e tyre përreth godinës së komisionit për të ndaluar depërtimin e protestuesve.

Mes protestuesve si gjithnje jane deputete te Partise Socialiste.

KQZ pritet te shpalle mbremjen e se hënës rezultatin per bashkine e kryeqytetit, ku nga numerimi i të gjitha votave, perfshire dhe ato te hedhura ne kutine e gabuar, kandidati i “Aleances per qytetarin”, Lulzim Basha ka nje avantazh prej 78 votash kundrejt kandidatit socialist, Edi Rama.

© Panorama.al

Te lidhura