Vota në Kongres, shpallen emrat e 120 anëtarëve të rinj të Asamblesë së PS

Nov 11, 2011 | 9:36

Kreu i Bashkisë së Himarës mbetet jashtë listës. Konfirmohet riangazhimi i diplomatit Zeneli, fitojnë edhe Sollaku, Iris Luarasi e Dritan Hila

Deputeti socialist, bashkë me deputetët Taulant Balla dhe Pirro Lutaj ndiqnin nga afër që prej të hënës në mesditë të gjithë procesin e numërimit të votave të 1500 anëtarëve të Kongresit të PS-së. Risi e listës së asamblesë së re socialiste është triumfi i të kthyerve në këtë forum dhe i të rinjve që hyjnë për herë të parë. Anastas Angjeli, Ardian Myslimaj, Mezan Malaj, Bukurosh Stafa, Agron Dibra, ishin disa nga figurat e njohura të PS-së, që rikthehen pas një mungese katërvjeçare në këtë forum. Por, ra në sy dhe hyrja për herë të parë e figurave nga shoqëria civile që kaluan pragun politik, si ish-prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, Iris Luarasi, Dritan Hila, ish-pjesëmarrës në grevën e urisë, si dhe Anila Batalli apo Arbër Mazniku, por dhe kryetari i sindikatës së minatorëve, Fiqiri Xibri. Bie në sy dhe rikthimi në forumin më të lartë vendimmarrës të PS-së i diplomatit Bashkim Zeneli, i cili për shkak të detyrës së ambasadorit, nuk mund të ishte pjesë e forumeve politike. Zeneli ka qenë sekretari i parë në PS-në, në 1991, për marrëdhëniet me jashtë dhe duket se ky kontribut dhe kjo përvojë është vlerësuar në riangazhimin e tij në Asamblenë e re Kombëtare. Por numërimi i votave ka lënë jashtë Asamblesë Kombëtare dhe disa emra, si Jeta Seitaj, kryetaren e Minibashkisë Nr.5, Tiranë, Erion Koka, kreu i Minibashkisë Nr.7, Gjergji Goro, kryetari i Bashkisë së Himarës, apo dhe kryetari i sapozgjedhur i PS-së Gjirokastër, Florian Hysi. Pritet që asambleja e re të zhvillojë mbledhjen e saj të parë në ditët në vijim, për të zgjedhur më pas kryesinë dhe sekretariatin e ri të PS-së.
Lista e fituesve për në Asamblenë Kombëtare

Lista e Asamblese
1.Adelina Farrici
2.Adriana Berberi
3.Adriatik Zotka
4.Afrim Bakaj
5.Agron Dibra
6.Agron Duka
7.Aldrin Dalipi
8.Alketa Hila
9.Anastas Angjeli
10.Anastas Murati
11.Anila Batalli
12.Anila Çobani
13.Arben Xhindi
14.Arbër Mazniku
15.Ardian Myslimaj
16.Ardit Kaja
17.Arjan Sula
18.Artan Lame
19.Artan Shkëmbi
20.Artur Bardhi
21.Azis Tahiri
22.Bardha Bajraba
23.Bardhyl Gjyzeli
24.Bashkim Haxhiu
25.Bashkim Zeneli
26.Besnik Dervishi
27.Besnik Shehu
28.Bledar Doracaj
29.Bledar Skënderi
30.Blendi Çuçi
31.Brisida Shehaj
32.Bukurosh Stafa
33.Dhimo Kote
34.Doloreza Sinanaj
35.Dritan Bici
36.Dritan Hila
37.Edi Bejko
38.Edmond Leka
39.Ejana Xhixha
40.Elida Gjermeni
41.Elisa Spiropali
42.Ergys Hoxha
43.Eridian Salianji
44.Erieta Allhysa
45.Erion Veliaj
46.Ervin Bushati
47.Etiona Hoxha
48.Etleva Bishaj
49.Fatos Kaja
50.Fatos Tushe
51.Fiqiri Xibri
52.Fjoralba Vukatana
53.Fredi Kokoneshi
54.Genc Guga
55.Genci Gjoncaj
56.Gent Gazheli
57.Genti Tare
58.Gerta Gjuzi
59.Gerta Lubonja
60.Gëzim Tushi
61.Gjok Jaku
62.Gjon Bardhi
63.Harilla Mile
64.Hasan Muça
65.Hasie Zeneli
66.Ilir Beqja
67.Ilir Çela
68.Ilir Pendavinji
69.Ilir Zela
70.Irena Kallço
71.Iris Luarasi
72.Jani Jovani
73.Keti Bazhdari
74.Kiço Londo
75.Klement Ndoni
76.Kleves Muja
77.Koli Beli
78.Kozeta Fino
79.Krenar Cenollari
80.Lavdrim Sahitaj
81.Lili Nushi
82.Lindita Nikolla
83.Luan Hajdaraga
84.Luljeta Arapi
85.Majlinda Bufi
86.Maqo Lakrori
87.Megi Ajtyresa
88.Mehmet Hasalami
89.Merita Qato
90.Mezan Malaj
91.Mimoza Hafizi
92.Mira Shehu
93.Musa Ulqini
94.Namik Kopliku
95.Natasha Hodaj
96.Natasha Paço
97.Ndre Legisi
98.Ndriçim Hysa
99.Ndue Ndreca
100.Nevila Lika
101.Pelivan Sina
102.Petrit Ago
103.Petrit Ismaili
104.Petrit Malaj
105.Pranvera Begolli
106.Rajmonda Balilaj
107.Rajmonda Gjoni
108.Rakip Suli
109.Rovena Bahiti
110.Shkëlqim Cani
111.Sokol Skura
112.Stefan Çipa
113.Suzana Hakrama
114.Termet Peçi
115.Teuta Korreshi
116.Theodhori Sallaku
117.Valbona Doçi
118.Valbona Zylyftari
119.Vangjel Ndreko
120.Vasil Arbaçi
Kryetarët e PS
në rrethe
Pjerin Ndreu, Tiranë
Genti Bejko, Durrës
Astrit Halili, Elbasan
Muharrem Meko, Korçë
Genc Uruçi Shkodër
Vlora pa kryetar
Agustini Marku, Lezhë
Xhevit Bushi, Fier
Selman Hodaj, Berat
Bujar Çela, Lushnje
Ilir Xhakolli, Pogradec
Gjergj Merkuri, Sarandë
Hysni Hysa, Malësi e Madhe,
Arben Agolli, Devoll
Marash Kola, Pukë
Soti Davella, Delvinë
Ylber Duraku, Kukës
Mujo Gosturani, Tropojë
Halit Mula, Has
Pjeter Pjetri, Mirditë
Dilaver Zyna, Kurbin
Ulsi Manja, Dibër
Artur Kala, Bulqizë
Myslim Zeneli, Mat
Ismail Dani, Krujë
Xhavit Halili, Kavajë
Bukurosh Maçi, Peqin
Kastriot Gurra, Librazhd
Luljeta Dollani, Gramsh
Pajtim Ismaili, Mallakastër
Vangjel Shyti, Kuçovë
Fatos Hasanaj, Skrapar
Dritan Jashari, Kolonjë
Gjirokastra pa kryetar
Agron Bektashi,
Përmet
Sulo Muçobela, Tepelena,

Ish të -mandatuarit
Rexhep Meidani
Servet Pëllumbi
Fatos Nano
Ylli Bufi
Deputetët e PS
1. Agim Leka
2. Albert Çaçi
3. Alfred Dalipi
4. Andis Harasani
5. Arben Isaraj
6. Arben Çuko
7. Arben Ahmetaj
8. Arben Malaj
9. Armando Prenga
10. Armando Subashi
11. Arta Dade
12. Artan Gaçi
13. Asllan Dogjani
14. Astrit Beci
15. Bashkim Fino
16. Ben Blushi
17. Besnik Baraj
18. Blendi Klosi
19. Damian Gjiknuri
20. Dashamir Peza
21. Ditmir Bushati
22. Eduard Shalsi
23. Eglantina Gjermeni
24. Eltar Deda
25. Enkelejda Shkreli
26. Erion Braçe
27. Paulina Hoxha
28. Ermonela Felaj
29. Ervin Koçi
30. Et’hem Ruka
31. Fatmir Toçi
32. Fatmir Xhafaj
33. Fidel Ylli
34. Gazmir Bizhga
35. Gjovalin Kadeli
36. Gramoz Ruçi
37. Hazir Gashi
38. Xhemal Qefalia
39. Ilir Bejtja
40. Ilir Gjoni
41. Kastriot Islami
42. Klodiana Spahiu
43. Luiza Xhuvani
44. Marko Bello
45. Mimi Kodheli
46. Namik Dokle
47. Ndue Kola
48. Olta Xhaçka
49. Pandeli Majko
50. Piro Lutaj
51. Qemal Minxhozi
52. Rudina Seseri
53. Sadri Abazi
54. Sajmir Tahiri
55. Shegush Ligori
56. Skender Hasa
57. Taulant Balla
58. Tom Doshi
59. Valentina Leskaj
60. Vasilika Hysi
61. Ndrec Dedaj
62. Arion Muçaj
63. Paulin Sterkaj
64. Anduel Xhindi

Braçe: S’dihet ku do jem unë nesër, rëndësi ka të fitojmë
Në adresën e tij, Braçe shprehet se që prej një viti, në mbledhjet e asamblesë, por dhe në kongres është munduar që të ndryshojë rrjedhën e gjërave në PS, por për këto përpjekje, deputeti i qarkut të Beratit vendos pikëpyetje të madhe se mbase sipas tij, këto përpjekje nuk kanë sjellë rezultatin e pritur. “MIQ! Kam publikuar më poshtë të gjitha qëndrimet e mia në forumet e PS-së, Asamblenë Kombëtare e Kongres, prej Marsit të vitit 2010. Për konsekuencë mendimi dhe veprimi! Mbase edhe si dëshmi për të kuptuar se si përdoret Liria në një organizatë! Mbase edhe si fundi i një përpjekjeje serioze për të ndryshuar rrjedhën e gjërave në partinë më të madhe në vend! Mbase edhe si shpresë e re për këtë vend!”, shprehet Braçe. Deputeti i qarkut të Beratit le të kuptojë, pas gjithë këtyre përpjekjeve që ka bërë, se mund edhe të mos jetë aty ku ndodhet sot, pra në Partinë Socialiste apo në pozicionin që mban sot, si nënkryetar i Grupit Parlamentar socialist. “Në njërën prej tyre kam thënë: Nuk ka rëndësi ku do të jem unë nesër, e rëndësishme është të fitojmë! Tani është koha! Mirupafshim!”, e mbyll Braçe reagimin e tij.
Kongresi
Të shtunën, në kongresin e PS-së, kur sekretari organizativ, Blendi Klosi, lexoi emrat e kandidatëve për në Asamblenë Kombëtare të miratuar nga përfaqësia e kongresit, Braçe reagoi ndaj listës, duke u shprehur se “nuk bën kështu, s’mund të behët një listë në këtë mënyrë”. Deputeti i qarkut të Beratit iu drejtua Klosit, duke i thënë se në listë nuk janë përfshirë propozimet e delegatëve të Beratit, ndërsa nga ana e tij, Klosi sqaroi kriteret e ndjekura nga përfaqësia për të mos vendosur si kandidatë në asamble kryetarin dhe nënkryetarin, apo dhe koordinatorin e PS-së, apo qoftë dhe kryetarin apo nënkryetarin e Bashkisë, për të shtrirë sa më shumë përfaqësimin e anëtarësisë në Asamblenë e re Socialiste. “Kështu jo, merrni parasysh propozimet e bëra nga delegatët. Delegatët e Beratit kanë propozuar dy emra, Shkëlqim Brisku dhe Isuf Baze. Asnjë prej tyre nuk është në listën e kandidatëve për në asamble”, iu drejtua Braçe sekretarit organizativ, Blendi Klosit, i cili lexonte listën. Kjo kërkesë e Braçes ka nxitur dhe delegatë të tjerë në kongres, të cilët nuk kanë gjetur propozimet e veta në këtë listë. Por sqarimi i Klosit nuk e kënaqi Braçen, i cili vijoi të këmbëngulë se ishte bërë një padrejtësi në hartimin e listës së kandidatëve për në asamble, në kurriz të delegatëve që kishin dhënë propozimet.

PD: Në PS fituan Caci, Xibri e Sollaku
Partia Demokratike ka reaguar dje pas publikimit të kandidatëve fitues për në Asamblenë e PS-së. Sipas demokratëve, selia rozë shënoi një rekord të ri, pasi numëroi 1500 vota për 120 orë. “Çdo njeri e ka të qartë se ky nuk ishte numërim, por thjesht klonim i udhëheqjes së re të PS-së, në radhët e së cilës shkëlqejnë si zifti i larë, mamuthi i korrupsionit Caci, apo banania e Partisë, arkëtari i protestave të Ramës që shpërndante para kamerave paratë për mitingashët, por që gjysmën e mbante si taksën e Ramës për partinë dhe se fundmi një yll tjetër që nxin, Sollaku i korrupsionit, që mbylli dosjet e Ramës dhe jo vetëm të tij, por të të gjithë nomenklatures së kleptokracisë së PS-së. Ky, të dashur e të nderuar qytetarë ishte klonimi, rilindja e vërtetë e Partisë Socialiste me yjet e rinj, Caci, Xibri e Sollaku, në udhëheqjen e re të saj”, thuhet në deklaratën e PD-së.
ARISTIR LUMNEZI

© Panorama.al

Te lidhura