Shoqërohet dhe më pas lihet i lirë Ledio Ruçi

Jan 27, 2012 | 21:30

DURRES- Ledio Ruçi, djali i deputetit të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi është shoqëruar sot për armëmbajtje nga policia e Durrësit. Mësohet se pas marrjes në pyetje policia ka lënë të lirë Ruçin.

Sipas policisë së Durrësit ndalimi është bërë “rreth orës 18:40, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi Plepa” me qëllim verifikimi i automjetit tip Volsëagen Touareg me targa TR 0141 Z. Në kohën kur ky mjet po udhëtonte nga Gjirokastra në drejtim të Tiranës, drejtuesi i tij nuk iu është bindur shërbimeve të Policise për ndalim dhe verifikim të dokumentacionit te mjetit.”

“Nga verifikimi i kryer rezultoi se drejtues i automjetit ishte shtetasi L. Ruçi, 28 vjeç dhe së bashku me të, në mjet udhëtonin edhe shtetasit Lori Kelolli dhe E. Malaj. Gjatë kontrollit, në automjetin e lartpërmendur u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë sportive, pushke (pa numër), që dyshohet se posedohej nga shtetasi Lori Kelolli. Shtetasi L. Ruci dhe E. Malaj pas kryerjes se veprimeve të nevojshme proceduriale u lanë në gjendje te lirë.”- thuhet në deklaratën e policisë së Durrësit.

© Panorama.al

Te lidhura