
Figura e pasardhësit, Kim Jong-un mbetet ende e errët. Edhe mosha e tij mbetet një subjekt i spekulimeve. Ai mendohet të jetë 27 ose 28 vjeç.
Mediat kanë rritur interesin ndaj tij, menjëherë pas vdekjes së babait, kështu që shkollimi i tij në Zvicër ka tërhequr interesim të tepërt.
Gazetarët e Rusian Today kanë takuar një prej shokëve të tij të klasës, për të hedhur dritë mbi njeriun i cili pritet të drejtojë vendin me më të fshehta në botë.
Një sipërmarrës në Moskë me origjinë ruse, Alexander Hagerty, beson se ai mund të ketë qenë një prej shokëve të klasës së Kimit. Kur lajmi u përhap se Kim Jong-un mund të ketë shkuar në një shkollë elitare në malet zvicerane në fund të viteve 1990, biznesmeni i thërret kujtesës me anë të një libri të vjetër kujtimesh.
Ai shprehet se ka pasur mjaft koreanë, shumë me të njëjtin emër Kim, pasi Kim është një emër shumë i përhapur dhe më i zakonshmi tek koreanët.
“Ata ishin shumë të disiplinuar, shumë serioz për moshën që kishin. Ata nuk merrnin pjesë asnjëherë në lojrat dhe shakatë me studentët e tjerë. Studionin shumë dhe nuk parapëlqenin dështimin”- kujton Alexander.
Edhe pse disa mendojnë se djali i kreut të vdekur mund të jetë një figurë- kreu e lënë në hije, pasi është xhaxhai i tij ai që po promovohet si lider kohët e fundit, dhe që mendohet se mund të mbajë pushtetin real, Alexandër mendon se tri vitet që Jong- un ka kaluar në Zvicër, mund të ndryshojnë të ardhmen e vendit përgjithmonë.
“Unë mendoj se kjo do ta bëjë atë të kuptojë se duhet të bëjë diçka të mirë për popullin e tij, për vendin e tij dhe të bëjë një ndryshim në aspektin e përvojës së kaluar, njohurive në gjuhë të huaja dhe aftësive që ai arriti të marrë jashtë vendit,” përfundon Hagerty.
© Panorama.al











