“Shndërriti zëri i qytetarëve”- Berisha: Agjencitë më të mëdha të lajmeve pasqyruan revoltën ndaj dyshes më të urryer Rama-Lubi Balluku

Mar 24, 2026 | 13:15

Kreu i PD-së Sali Berisha në konferencën e radhës me gazetarët nga selia blu foli edhe mbi protestën e opozitës, asaj të 22 marsit.

Protesta e opozites 22 marsi-tubimi-molotov (6)

Ai u shpreh se aty shndërriti zëri i qytetarëve dhe revolta e tyre.

Teksa theksoi se protesta u pasqyrua nga agjencitë më të mëdha të lajmeve ndërkombëtare, si zë revolte ndaj dyshes hajdute më të urryer Rama-Lubi Balluku.

Berisha: Agjencitë më të mëdha, rrjetet televizive, gazetat më të mëdha paraqitën gjerësisht revoltën e qytetarëve të Tiranës dhe Shqipërisë kundër dyshes Rama balluku. Protesta shndërriti zëri i qytetarëve shqiptarë që mbrojnë me dinjitet interesat e tyre dhe nxiu me zift figurat e urryera Rama dhe Lubi Balluku. Garantoj qytetarët se PD, është e vendosur që stinën e kryengritjes paqësore ta vazhdojë me vendosmëri dhe nuk tolerojmë kurrë që një dyshe hajdutësh të vjedhin të pangopur duke përdorur mandatet e tyre si thika. Rama vërtet në një betejë me një prokuror guximtar, duhet ta them përdori pushtetin ekzekutiv për të mposhtur dhe për ta vënë në kontroll total SPAK. Nuk do verë në kontroll vullnetin qytetar. Dhe një herë ftoj shqiptarët në datën e caktuar shumë shpejt të dalin në shesh në kryengritjen më të fuqishme të çojnë Shqipërinë drejt fitores.

© Panorama.al

Te lidhura