“Shqipëria nuk është në shitje!”- Turisti gjerman i bashkohet protestës kundër Ramës: Erdha për të mbështetur luftën kundër korrupsionit

Jun 23, 2026 | 20:57

Një turist gjerman është bërë pjesë e protestës së 24-të radhazi para Kryeministrisë, ku u shpreh se kishte ardhur në Shqipëri pikërisht për shkak të protestave masive dhe se ishte i lumtur që u bë pjesë e tubimit.

“Jam turist nga Gjermania, erdha dje për shkak të protestave masive dhe jam shumë i lumtur që u bashkova”, tha ai, ndërsa u bëri thirrje edhe të huajve që të vizitojnë Shqipërinë dhe të shohin nga afër zhvillimet.

“Nuk jam shqiptar. Njerëzit nga e gjithë bota që po mendojnë të vijnë në Shqipëri, i bëj thirrje të vijnë. Është protestë e sigurt dhe paqësore”, u shpreh ai.

Ai deklaroi se mbështet kauzat e protestuesve kundër korrupsionit, oligarkisë dhe në mbrojtje të natyrës.

Turisti gjerman: Faleminderit që më dhatë fjalën të flas dhe ju kërkoj ndjesë që nuk mund të flas shqip. Jam turist nga Gjermania, erdha dje për shkak të protestave masive dhe jam shumë i lumtur që u bashkova.

Nuk jam shqiptar. Njerëzit nga e gjithë bota që po mendojnë të vijnë në Shqipëri, i bëj thirrje të vijnë. Është protestë e sigurt dhe paqësore, ejani të protestojmë kundër korrupsionit, kundër oligarkisë, për natyrën. Shqipëria nuk është në shitje.

© Panorama.al

Te lidhura