FOTOLAJM/ “Arresto Ballukun!”- Ironia therëse e protestuesve me pankartat: Burri shtetit jep dorëheqje, hajduti i shtetit, justifikohet

Jun 23, 2026 | 20:46

Pankartat me mesazhe politike dhe ironike kanë qenë pjesë edhe të  protestës së 24-të radhazi para Kryeministrisë.

pankartat protesta 24

Qytetarët kanë zgjedhur të përcjellin mesazhet e tyre përmes shkrimeve në pankarta, ku kanë drejtuar kritika ndaj qeverisë, politikës dhe institucioneve të drejtësisë.

Ndër pankartat e shfaqura në protestë ishin: “SPAK, arresto Ballukun”, “Nga karrigia në qeli: koha për drejtësi”, “Rama n’burg, Berisha n’burg”.

pankartat protesta 24 (9)

Po ashtu, një pankart i dedikohej kryeministrit Rama, të cilin e kishin krahasuar me kryeministrin britanik, i cili dha dorëheqjen nga detyra, pas krizës politike në partinë e tij.

“Burrë shteti dorëhiqet, hajdut shteti justifikohet”, thuhej në të.

pankartat protesta 24 (8)

Një tjetër pankartë ironizonte marrëdhëniet mes figurave politike, ndërsa shkruhej:
“Të puth halla në dy faqet o Rama, një përputhje, shumë interesa!”, e shoqëruar me një ilustrim të Sali Berishës, Belinda Balluku dhe Edi Ramës.

pankartat protesta 24 (11)

pankartat protesta 24 (1) pankartat protesta 24 (10) pankartat protesta 24 (7) pankartat protesta 24 (6) pankartat protesta 24 (5) pankartat protesta 24 (3) pankartat protesta 24 (2)

© Panorama.al

Te lidhura