SHKUP- Burime pranë MPB-së theksojnë se deri me regjistrimin e ardhshëm, vështirë është që të merret shtetësia. Qindra familje shqiptare akoma vazhdojnë të përballen me këtë padrejtësi
Ministria e Punëve të Brendshme ka aplikuar kontrolle të rrepta lidhur me lëshimin e shtetësive, ndërsa përkohësisht siç bëhet e ditur është dhënë urdhër për një bllokadë të heshtur për të mos shtuar numrin e shtetësive, sidomos për komunitetet jomaqedonase.
Kjo bëhet e ditur nga burime pranë MPB-së, të cilët theksojnë se deri me regjistrimin e ardhshëm, vështirë është që të merret shtetësia.
Qindra familje shqiptare akoma vazhdojnë të përballen me këtë padrejtësi. Nga zyra e Avokatit të Popullit theksojnë se problemi i shtetësive është një ndër problemet kryesore dhe me përplot ankesa në Kumanovë, Shkup dhe rajonin e Tetovës.
Ministrja e MBP-së, Gordana Jankullovska kohë më parë ka deklaruar se problemi që kanë shqiptarët e Maqedonisë me shtetësitë nuk është më në rend dite, ndërsa sipas saj me këtë problem tani ballafaqohen kryesisht komuniteti rom. Ndryshimet e vitit 2004 në Ligjin për shtetësi, megjithatë ka lënë pa zgjidhur këtë problematikë për shumë shqiptarë në Maqedoni. (INA)
© Panorama.al











