Një profesor në një shkollë të mesme në Shkup u zbulua se ka abuzuar seksualisht me 10 nxënës të mitur, pas nxjerrjes së skandalit nga njëri prej tyre. Sipas agjencisë INA, abuzimi ka ndodhur për një periudhë të gjatë kohe. Mësuesi 57-vjeçar jepte lëndën e historisë dhe akuzohet për ngacmim seksual ndaj nxënësve të tij. Ministria e Punëve të Brendshme ka nisur hetimet për zbardhjen e skandalit, ndërkohë që bëjnë me dije se në rast se akuzat provohen, atëherë profesori do të përballet me drejtësinë për shfrytëzim posti dhe ngacmim seksual me të mitur.











