SHKODER – “Nga rreth 4 mijë biznese të regjistruara në Drejtorinë e Taksave në Shkodër, vetëm 1500 biznese të vogla deklarojnë që i kanë blerë kasat fiskale. Por edhe ky numër është fiktiv, pasi nga testimet e para nga këto 1500 biznese, vetëm 930 prej tyre i kanë vënë kasat në eficiencë të plotë. Kjo situatë na detyron ne që të aplikojmë zbatimin e gjobave, si e vetmja rrugë për të detyruar bizneset që t’u përgjigjen pozitivisht detyrimeve ligjore”. Këtë fakt e bëri të ditur Brikena Rroji, drejtoresha e Qendrës së Shërbimit për Tatimpaguesit në Drejtorinë e Tatim Taksave në Shkodër. Sipas Rrojit, masa ndëshkimore do të nisë që më datën 1 mars, pasi ajo thekson faktin se nuk do të ketë tolerim dhe këto biznese duhet të vihen në kushte të barabarta konkurrence. Gjobat do të aplikohen jo nga verifikimi në terren, por nga të dhënat në mënyrë elektronike nga sistemi informatik tatimor. r.d











