Të gjithë shqiptarët e Maqedonisë kanë festuar dje titullin e parë kampion të Shkëndijës së Tetovës. Ky klub ka fituar një ndeshje të vështirë kundër Turnovos, me rezultatin 0-2 dhe ka përfituar nga gabimi që kanë bërë ndjekësit më të afërt, Metalurg i Shkupit, i cili barazoi me Rabotnickin. Shkëndija, pas kësaj fitore është ngjitur në kuotën e 67-të pikëve. Tetovarët kanë dominuar me meritë kampionatin maqedonas, duke kryesuar përgjatë gjithë sezonit pa e vënë në diskutim për asnjë moment këtë sukses të arritur.











