Shkencëtarët do të kthejnë në jetë mamuthët

Dec 5, 2011 | 13:09

Shkencëtarët besojnë se mund të jetë i mundur klonimi i një mamuthi leshator dhe kthimi i kësaj kafshe të zhdukur në jetë brenda pesë vjetësh, pas gjetjes së një sasie palce të mirëruajtur brenda një kocke të trashë të zbuluar në Siberi. Skuadrat e shkencëtarëve nga Rusia dhe Japonia kanë nisur punën së bashku me synimin për të rikrijuar gjitarin gjigant. Lajmi u dha nga agjencia japoneze e lajmeve, “Kyodo”, e cila raportoi nga Yakutsk, Rusi. Shkencëtarët do të implantojnë embrionet e mamuthit në vezoret e një elefanti, meqë të dy speciet janë shumë të lidhura. Sigurimi i qelizave të padëmtuara gjenetike është themelore për këtë teknikë. Gjetja e qelizave të padëmtuara të palcës së mamuthit ka qenë një sfidë për shkencëtarët që prej vitit 1990. Mamuthët u zhdukën 10 mijë vjet më parë. Por zbulimi në muajin gusht i kockës së mirëruajtur në Siberi ka rritur shanset për një klonim të suksesshëm.

© Panorama.al

Te lidhura