SARANDË- Policia e Sarandës shkatërron një nga grupet më të rrezikshme kriminale që ka vepruar ndonjëherë në Sarandë.
Tetë pjesëtarë të një bande, që në gjirin e saj ka edhe shtetas të tjerë, të arrestuar apo të shpallur në kërkim gjatë muajit të fundit, kanë rënë në pranga e policisë së Sarandës, në orët e para të mëngjesit të ditës së premte. Zanafilla e këtij grupi kriminal, nis në vitin 2009, kur në Sarandë u shënuan dhjetëra grabitje biznesesh, banesash e makinash.
Në fillim të vitit 2010, policia e Sarandës, nën drejtimin e Besim Palamanit dhe Ilir Zhupës, organizon operacion “Fshesa”, duke arrestuar 7 pjesëtarë të bandës. Në atë kohë, atyre iu faturuan 20 grabitje dhe vendosja e tritolit në stadiumin “Andon Lapa” të Sarandës. Por arrestimi i tyre nuk i dha fund krimeve. Në nëntor 2011, automjeti i atij që i arrestoi, Ilir Zhupës, shefit të krimeve të Sarandës, shpërthen pas vendosjes së eksplozivit.
Në janar 2011, pjesëtarët e bandës dalin nga burgu e në 9 maj 2011, në Sarandë shpërthen me eksploziv, makina e Aleksandër Lilos, shefit të grupit të gatshëm, ndërkohë që çdo natë regjistrohen grabitje makinash, motorësh, biznesesh e banesash. Të gjitha këto krime policia ja faturon pjesëtarëve të grupit famëkeq kriminal, “B13”. SHPRESA DINE
Të arrestuar
Armando Zholi, 21-vjeç
Artan Prenga, 19-vjeç
Sildjon Sulejmani, 20-vjeç
Zef Prenga, 52-vjeç
Sentjon Lame, 24-vjeç
Ylli Kola, 17-vjeç
Osman Abazi, 16-vjeç
Kristian Ruçi, 15-vjeç
© Panorama.al











