
TIRANE- Komisioni hetimor per shkarkimin nga detyra te nenkryetarit te KLD-se, Kreshnik Spahiu nisi punen, vetem pak dite pas miratimit te tij nga Kuvendi i Shqiperise.
Ne mbledhjen e sotme eshte vendosur qe komisioni t’i drejtohet me nje shkrese nenkryetarit te KLD-se, Kreshnik Spahiu per te percaktuar diten e paraqitjes se tij.
Komisioni drejtohet nga deputeti dhe ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj. Sipas tij, komisioni brenda afatit tre javor do te beje verifikimin e ekzistences se fakteve te pretenduara nga 30 deputetet qe kerkojne shkarkimin e Spahiut. Ai i ka bere thirrje opozites te jete pjese e punes ne kete komision. Mbledhja e radhes eshte caktuar te jete diten e merkure ne oren 11.30.
Pjese e komisionit jane Ramiz Çoba, Paulina Hoti, Gerti Bogdani dhe Ledina Aliolli, që i përkasin mazhorancës.
Synim i komisionit eshte hetimi i punës se kryer nga numri dy i KLD-se, Spahiu ne institucionin e larte te drejtesise.
Opozita, qe nga momenti i kundershtimit te ngritjes se komisionit me vote ne Kuvend e ka bere te qarte mospjesemarrjen e saj ne kete hetim.
© Panorama.al











