E ardhmja e Majk Menja te Milani është në dyshim. Portieri i Francës mund të kërkojë largimin, pas shkarkimit të Igli Tares & CO.
Menjëherë në skenë janë shfaqur rivalët e Juventusit. Për bardhezinjtë është një dëshirë e vjetër.
Çelsi ndërkohë do të futej sërish në garë për shërbimet e tij. Menja u bind për rinovimin deri në vitin 2031, pikërisht në janar.
Alegri si trajner dhe Igli Tare në postin e drejtorit sportiv, ishin projekti që besonte. Gjërat ndryshuan pas shkarkimit të dyshes.
Situata te Milani nuk është aspak e qetë. Pa drejtues dhe trajner, puna në klub ka ngecur.
Luka Modriç dhe Rafael Leao janë dy lojtarë të tjerë që planifikojnë largimin. /Panorama Sport/
© Panorama.al












