TIRANE- Shqipëria renditet në vendin e 95-të, mes 183 shteteve të botës për shkallën e korrupsionit. Të dhënat jepen nga raporti i fundit mbi shkallën e korrupsionit në nivel global, publikuar sot nga Transparency International.
Nderkohe ne nje prezantim te raportit , Transparency International Albania vleresoi se ne krahasim me vitin e kaluar, Shqipëria ka shenuar nje ulje prej 8 vendesh. Sipas TIA, per vitin 2011 Shqiperia vleresohet me 3.1 pike, nderkohe qe ne vitin 2010 kishte 3.3 pike sa i takon indeksit te perceptimit te korrupsionit.
Bosnja nuk kanë pësuar ndryshime në renditje, Mali i Zi ka shënuar përparim, kurse Serbia dhe Maqedonia kanë shënuar kthim prapa.
Sipas raportit, edhe kësaj radhe Kosova renditet e 112-ta në mesin e 183 shteteve të botës nga Transparency International, së bashku me Egjiptin, Moldavinë, Senegalin, Vietnamin dhe Algjerinë.
Me një vlerësim prej 2.9 pikësh, Kosova renditet më poshtë në listën e kësaj organizate, në krahasim me vendet e rajonit. Shqipëria ka hyrë në vendin e 95-të, Kroacia e Mali i Zi ndajnë vendin e 66-të, Maqedonia renditet e 69-ta, Serbia e 86-ta dhe Bosnjë e Hercegovina hyn në vendin e 91-të.
Edhe vitin e kaluar, Kosova ishte renditur më poshtë në krahasim me vendet e rajonit, duke u klasifikuar në vendin e 110-të.
Në nivel global, Zelanda e Re ka zënë vendin e parë në raportin e Transparency International, kurse në katër vendet e fundit janë renditur Afganistani, Somalia, Korea Veriore dhe Birmania.
© Panorama.al











