Sherri për shitjen e kantinës së verës, aktori Brad Pitt padit ish-gruan Angelina Jolie! Shifra marramendëse që i kërkon

Nov 7, 2025 | 16:30

Aktori Brad Pitt ka paditur ish-gruan e tij, Angelina Jolie, duke kërkuar dëmshpërblim, mes betejës së tyre të vazhdueshme ligjore për Château Miraval, sipas dokumenteve të reja gjyqësore të siguruara nga PEOPLE.

brad pit

Më 29 tetor, ekipi ligjor i Brad Pitt publikoi komunikime për dhe nga ekipi i Jolie-s në lidhje me shitjen e aksioneve të saj në vreshtarinë e tyre në vitin 2021, duke kërkuar jo pak, por 35 mln dollarë dëmshpërblim.

Dokumentet përfshijnë një e’mail nga nëntori 2023, në të cilin avokatët e yllit 50-vjeçar iu përgjigjën një padie të mëparshme nga Pitt, që dyshohet se kërkonte miliona dollarë dëmshpërblim.

“Natyra e rëndë e çdo paraqitjeje dokumentesh është për shkak të vetë zotit Pitt – ai është personi që po padit znj. Jolie për 35 milionë dollarë”, shkruan avokatët e Jolie në atë kohë. “Prandaj, ai duhet të mbajë koston e paraqitjes së dokumenteve që do të tregojnë ose jo këto dëme specifike.”

revista people pitt

Në një e-mail të dërguar në tetor 2023, ekipi i Jolie-s deklaroi gjithashtu se Pitt” po kërkon dëmshpërblim të vazhdueshëm për dëmin e supozuar që lidhet me funksionimin e Miraval”.

Nga ana tjetër, ekipi ligjor i aktorit 61-vjeçar pretendon se, disa muaj pasi pjesa e Jolie-s u shit, ekipi i saj propozoi një klauzolë më të gjerë moszbulimi si pjesë e procedurave të tyre të divorcit. Brad Pitt kishte ngritur një padi në vitin 2022, duke pretenduar se ish-gruaja e tij ia shiti pjesën e saj të Miraval kompanisë Tenute del Mondo, pavarësisht një marrëveshjeje paraprake që asnjëri prej tyre nuk do ta bënte këtë pa pëlqimin e tjetrit.

Jolie mohoi ekzistencën e një marrëveshjeje të tillë dhe u përgjigj duke ngritur një kundërpadi, duke pretenduar se Pitt po “zhvillonte një luftë hakmarrëse kundër saj”.

pit dhe jolie

Angelina Jolie gjithashtu pretendon se Pitt refuzoi të blinte pjesën e saj, sepse ajo refuzoi të nënshkruante një NDA (marrëveshje moszbulimi) “të hartuar për ta detyruar atë të heshtë në lidhje me abuzimin dhe mbulimin e ngjarjes”, duke iu referuar një incidenti me avion privat në vitin 2016 ku Pitt dyshohet se abuzoi verbalisht dhe fizikisht me familjen e tij.

Pitt në fund të fundit nuk u akuzua nga autoritetet, pasi Jolie refuzoi të ngrinte padi.

© Panorama.al

Te lidhura