Shënojnë Memushaj dhe Berisha, rikthehet Mavraj (VDEO)

Dec 19, 2015 | 19:51

Memushaj Peskara e Ledian Memushajt ka fituar sot në Serinë B derbin me Lançianon me rezultatin 1–2.

Memushaj pas shenimit te golit
Memushaj pas shenimit te golit

Mesfushori shqiptar ishte edhe një herë vendimtar me paraqitjen e tij në këtë takim. Kapiteni realizoi me 11­-metërsh golin e dytë të Peskarës, duke i dhënë më shumë siguri skuadrës drejt fitores, që ngjitet në vendin e gjashtë në klasifikim. Ky është goli i pestë në kampionat për mesfushorin shqiptar, që u vlerësua me notën 7 pas përfundimit të takimit.

Mavraj

Mërgim Mavraj është rikthyer pas një mungese të gjatë me ekipin e parë të Këlnit. Mbrojtësi i kombëtares luajti vetëm për sekonda në fitoren 2 – 1 që ekipi i tij arriti ndaj me Borusias së Dortmundit.

Një sinjal pozitiv për mbrojtësin shqiptar, i cili është mëse i nevojshëm për përfaqësuesen kuqezi.

Besard Berisha

Sulmuesi shqiptar, Besard Berisha ka rigjetur sërish rrugën e rrjetës në kampionatin australian me Melburn Viktori. Ish futbollisti i kombëtares realizoi në humbjen ndaj Melburn Sitit, ku ekipi i tij u mund 2-1.

© Panorama.al

Te lidhura