Shënohen incidentet e para gjatë zgjedhjeve në SHBA, një person i armatosur arrestohen pranë Kapitolit

Nov 5, 2024 | 20:06

 

Policia në SHBA-së thotë se ka arrestuar një burrë që “mbante erë karburanti” dhe kishte një “armë zjarri” në qendrën e vizitorëve të Kapitolit në Uashington DC.

kapitol

Në një postim në X, policia thotë se burri u ndalua gjatë procesit të shqyrtimit në qendër.

“Personi mbante erë karburanti, kishte një pishtar dhe një armë zjarri”, thuhet në postim.

Qendra është e mbyllur për turne sot, ndërsa policia ka nisur hetimet, thuhet ndër të tjera në reagim.

Policia gjithashtu thotë se do të japë më shumë informacion kur të jetë e mundur.

Kapitoli i SHBA është vendi ku ulet Kongresi, krahu legjislativ i qeverisë federale.

© Panorama.al

Te lidhura