Kryeministri Berisha, në zyrë. I rikthehet punës

Dec 13, 2011 | 11:58
Momenti kur Berisha ka lene sallen e Pallatit te Kongreseve

TIRANË- Nuk ka pranuar të pushojë edhe pas dobësisë shëndetësore të vetëm një dite më parë. Kreu i qeverisë, Sali Berisha është parë të hyjë në zyrën e tij vetëm pak minuta më parë, para se ora të shkonte 11. 50.

Zyra për shtyp e tij njoftoi anulimin e vizitës zyrtare të planifikuar në Mal të Zi, për shkak të gjendjes shëndetësore, por duket se pavarësisht kësaj, Berisha ka vendosur ta ketë një ditë të zakonshme pune.

Pak kohe pas rikthimit te Berishes ne zyre, ne kryeministri ehste pare te hyje edhe kreu i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha.

Shëndeti i Berishës, anulohet vizita në Mal të Zi

Kryeministri Sali Berisha ka anuluar vizitën zyrtare, planifikuar sot për në Malin e Zi  për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Sipas zyrës për shtyp të kryeministrit mësohet se në axhendën e tij ishte planifikuar ditën e sotme vizitë në shtetin fqinj dhe një sërë takimesh me autoritetet malazeze dhe drejtuesit e partive politike të shqiptarëve.

Ai do të takohej me homologun e tij Igor Lukshiç, presidentin malazez, Filip Vujanoviç, dhe me kryetarin e parlamentit të Malit të Zi, Ranko Krovokapiç. Po sot pritej që Berisha të nënshkruante marrëveshje për heqjen e kushtit të pasaportës dhe kalimi i popujve të dy vendeve në dy shtete vetëm me kartë identiteti.

Kreu i qeverise nderpreu dje fjalimin gjate ferstimeve te 21 vjetorit te themelimit te PD-se, per shkak te nje dobesie fizike, ardhur si pasoje e lodhjes dhe nje viroze per te cilin mjekohej.

 

© Panorama.al

Te lidhura