Deputeti demokrat, Kliti Hoti denoncoi sot gjatë një konferencë për shtyp nga Kuvendi, situatën dramatike të shëndetësisë në Shqipëri, ku bëri përgjegjës kryeministrin Edi Rama për dështimin e sistemit dhe problematikat që hasen, kryesisht mungesa e trajtimit me ilaçe të pacientëve me sëmundje të rënda.
Ligjvënësi opozitar u shpreh se problem nuk ishte drejtoresha e shkarkuar e QSUT, por sistemi korruptiv dhe skandalet në shëndetësi prej 13 vitesh në keqqeverisjen e Ramës.
“Pak ditë më parë, Ministrja e Shëndetësisë shkarkoi në heshtje drejtuesen e QSUT. Si zakonisht, qeveria kërkoi një fajtor të radhës për të shpëtuar veten nga përgjegjësia. Por problemi i shëndetësisë shqiptare nuk është një drejtor, një shef shërbimi apo një administrator. Problemi është një qeveri që pas 13 vitesh në pushtet vazhdon të prodhojë skandale, mungesa dhe dështime, ndërsa përpiqet t’i mbulojë ato me propagandë”, tha deputeti mes të tjerash.
Sipas Hotit, shëndetësia aktualisht drejtohet nga kontratat e koncesionarëve.
“Dhe pyetja është e thjeshtë: kush e drejton shëndetësinë shqiptare? Mjekët dhe nevojat e pacientëve apo kontratat e koncesionarëve? Janë paguar mbi 60% e një fondi prej 13 miliardë lekësh, por në fund shteti nuk e lëviz dot kufirin e vendosur nga privati. Pyetja është: ku po shkojnë këto para kur rezultati për qytetarin është një sportel i mbyllur ne fund te muajit edhe sot që po flasim? Koncesionari mbrohet. Kontrata e tij është e paprekshme. Ndërsa qytetari lihet të presë muajin tjetër ose detyrohet të paguajë nga xhepi në privat”, vijoi ai.
Duke treguar faktet tronditëse, Hoti tha se ky dështim mban vulën e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.
“Sistemi shëndetësor matet nga aftësia për të mbrojtur pacientin në momentin kur ai është më i pambrojtur. Përgjegjësia për këtë dështim kriminal nuk është e një drejtori te shkarkuar. Nuk është e një shefi shërbimi. Është përgjegjësi politike dhe mban vulën e Edi Ramës dhe të qeverisë së tij”, u shpreh ai.
Deklarata e plotë e deputetit Kliti Hoti:
“Te nderuar gazetare. Te nderuar qytetare.
Pak ditë më parë, Ministrja e Shëndetësisë shkarkoi në heshtje drejtuesen e QSUT. Si zakonisht, qeveria kërkoi një fajtor të radhës për të shpëtuar veten nga përgjegjësia.
Por problemi i shëndetësisë shqiptare nuk është një drejtor, një shef shërbimi apo një administrator. Problemi është një qeveri që pas 13 vitesh në pushtet vazhdon të prodhojë skandale, mungesa dhe dështime, ndërsa përpiqet t’i mbulojë ato me propagandë.
Por sot nuk jemi këtu për të komentuar lëvizjet e karrigeve në QSUT. Jemi këtu për të denoncuar me fakte se si pas fasadës së “shëndetësisë falas”, pas miliardave të koncesioneve dhe pas deklaratave triumfaliste të ministres, fshihet një realitet dramatik për mijëra pacientë shqiptarë.
Sot do t’ju paraqesim disa nga provat më flagrante të këtij dështimi.
Se pari: krimi ne spitalin Onkologjik ne QSUT
Ne kete moment qe flasim, pajisja me jetike per pacientet me kancer — akseleratori i radioterapise — eshte jashte funksionit. Per vite me radhe jane shperdoruar miliarda leke te taksapaguesve ne tendera dhe projekte, ndersa sot, e vetmja Qender Onkologjike ne Shqiperi nuk u garanton dot rrezatimin pacienteve ne luften e tyre per jeten.
Per nje pacient me semundje onkologjike, cdo dite vonese eshte fatale, por per kete qeveri, jeta e tyre vlen me pak se luksi i koncesioneve.
Se dyti: skandali i analizave qe bllokohen pas dates 20
Çdo ditë marr mesazhe nga qytetarë që detyrohen t’i drejtohen laboratorëve privatë, sepse skandali i analizave që bllokohen pas datës 20 të çdo muaji vazhdon ende pa asnjë zgjidhje.
Pas vitesh mohimi dhe fshehjeje, vetë ministrja u detyrua të pranojë publikisht atë që ne dhe pacientët kemi denoncuar prej kohësh: në QSUT dhe në të gjithë Shqipërinë, kur vjen data 20 e muajit, buxheti i koncesionarit mbaron dhe analizat bllokohen, duke rrezikuar edhe rastet emergjente.
Kjo do të thotë se në Shqipëri numri i analizave nuk përcaktohet nga nevoja e pacientëve, por nga kufijtë financiarë të një kontrate koncesionare.
Dhe pyetja është e thjeshtë: kush e drejton shëndetësinë shqiptare? Mjekët dhe nevojat e pacientëve apo kontratat e koncesionarëve?
Janë paguar mbi 60% e një fondi prej 13 miliardë lekësh, por në fund shteti nuk e lëviz dot kufirin e vendosur nga privati. Pyetja është: ku po shkojnë këto para kur rezultati për qytetarin është një sportel i mbyllur ne fund te muajit edhe sot qe po flasim?
Koncesionari mbrohet. Kontrata e tij është e paprekshme. Ndërsa qytetari lihet të presë muajin tjetër ose detyrohet të paguajë nga xhepi në privat.
Si mund të flasë qeveria për shëndetësi falas, kur mijëra qytetarë detyrohen të paguajnë nga xhepi për analiza që duhet t’i merrnin në sistemin publik?
Më e rënda është se ky bllokim nuk kursen as rastet urgjente. Kur një sistem vendos kufij financiarë mbi nevojat mjekësore të pacientëve, kemi të bëjmë me një dështim të rëndë politik dhe moral.
Se treti: kardiologjia — koronarografia dhe mungesa e stenteve
Nje tjeter linje e pare e mbrojtjes se jetes po deshton ne heshtje: kardiologjia invazive.
Vetëm pak ditë më parë, dy sallat e koronarografisë në QSUT nuk ishin funksionale. Flasim për procedurën që diagnostikon dhe trajton bllokimet e arterieve të zemrës, shpesh në momentet më kritike të jetës së një pacienti.
Kur këto salla dalin jashtë funksionit, pacientët me infarkt detyrohen të transferohen në spitale të tjera. Në këto raste çdo minutë ka vlerë.
Por problemi nuk mbaron këtu. Në QSUT mungojnë edhe stentet, pajisjet që përdoren për të rihapur arteriet e bllokuara.
Çfarë vlere ka një sallë, një mjek dhe një diagnozë, nëse mungon mjeti që shpëton jetën e pacientit?
Ky eshte zinxhiri i kujdesit i keputur pikerisht ne hallken e fundit dhe me kritiken. Se katerti: braktisja cnjerezore e pacienteve me Leucemi Mieloide Kronike
Sistemi jo vetem qe nuk ofron sherbim, por po i rrenon ekonomikisht familjet shqiptare. Qe prej dates 15 maj, 140 paciente me kete semundje te rende kane mbetur pa linjen e pare te trajtimit, sepse spitali nuk e disponon ate.
Zgjidhja qe u ofrohet? Te paguajne 900 euro nga xhepi i tyre per alternativen e dyte. 900 euro ne muaj per nje familje shqiptare nuk jane thjesht nje shifer; jane nje denim i dyte, nje padrejtesi qe tregon se ku perfundon propaganda e “shendetesise falas”. Në asnjë vend normal pacientët nuk duhet të paguajnë për të mbijetuar.
Te nderuar qytetare,
Shendetesia nuk matet me udhetimet qe ben ministrja neper bote apo me postimet ne Facebook. Asnje fotografi ne rrjetet sociale nuk i ve ne pune akseleratoret, asnje konference shtypi nuk i zhbllokon analizat, asnje salle koronarografie nuk vihet ne funksion me deklarata dhe asnje video promocionale nuk ua heq barren prej 900 eurosh pacienteve me leucemi.
Ky sistem po humb mjeket — me 600 profesioniste te larguar vetem ne tre vitet e fundit — sepse qeveria ka zgjedhur te investoje ne beton, fasada dhe tendera klienteliste, duke harruar njerezit.
Ky është realiteti me të cilin përballeni çdo ditë. Sepse llogaridhënia institucionale nuk mund të zëvendësohet me propagandë. Sepse sistemi shëndetësor nuk matet nga numri i konferencave, as nga numri i deklaratave publike.
Sistemi shëndetësor matet nga aftësia për të mbrojtur pacientin në momentin kur ai është më i pambrojtur. Përgjegjësia për këtë dështim kriminal nuk është e një drejtori te shkarkuar.
Nuk është e një shefi shërbimi. Është përgjegjësi politike dhe mban vulën e Edi Ramës dhe të qeverisë së tij.
Përballë kësaj përgjegjësie nuk mjaftojnë justifikimet. Nuk mjafton propaganda. Duhet përgjegjësi, transparencë dhe veprim”.
© Panorama.al












