Përcillet për në banesën e fundit efektivi Enea Mekolli, xhaxhai: Nuk kishte asnjë mbrojtje, ishin vetëm 6 efektivë! Kush dha urdhrin për operacionin të përgjigjet para ligjit

Jun 5, 2026 | 12:58

Mes lotësh dhe duatrokitjesh, Enea Mekolli, efektivi i Forcave Shqiponja që ra në krye të detyrës, është përcjellë për në banesën e fundit. Ai do të prehet në vendlindje, pasi familjarët refuzuan që të varroset te Varrezat e Dëshmorëve.

Në një prononcim për mediat, xhaxhai i tij, Hazbi Mekolli hodhi akuza se në operacionin e një ditë më parë në Maliq, ku mbeti i vrarë efektivi, nuk ishin marrë masat e duhura për mbrojtje.

Ai tha se në aksionin për kapjen e Violand Braçellarit ishin 6 efektivë dhe se të tjerët shkuan më pas. Xhaxhai kërkon që personi që dha urdhrin për operacionin duhet të vihet para ligjit.

“Pa asnjë mbrojtje, pa asgjë. Biles personi që ka urdhëruar duhet të përgjigjet para ligjit. I pari person është ai që ka dhënë urdhër. Në operacion ishin 6 veta. Më vonë kanë vajtur forcat e tjera”, ka xhaxhai i të ndjerit.

© Panorama.al

Te lidhura