Shëndetësia, debat në Kuvend. PS: Faji i Saliut

Mar 10, 2011 | 11:24

TIRANË- Seanca e sotme e Kuvendit ka nisur me debate për shëndetësinë. Deputetet e opozitës kanë akuzuar qeverinë dhe kreun e saj për gjendjen e mjerë, sipas tyre në të cilën është zhytur shëndetësia në vend dhe faturën e lartë që i duhet të paguajë qytetari i sëmurë.

“Po abuzohet me çmimin e ilaçeve dhe për këtë fajin e ka Saliu. Ai mjafton që ka patericën e pushtetit pavarësisht se çfarë bëhet me koncesionet e barnave”, tha deputeti i PS-së, Ilir Beqja.

Sipas tij, qeveria premtoi mbrojtje shëndetësore për të gjithë, ndërkohë që vetëm një seancë më parë e shkeli hapur premtimin.

“Ligji që miratuat bën të kundërtën, ishte 12 mijë në muaj e bëtë 17 mijë për mbrojtjen shëndetësore. Kjo është një padrejtësi e madhe dhe ndoshta më e madhja në gjashtë vite”, tha ai, duke theksuar se një masë e tillë merret për të gjithë, pa llogaritur se sa u duhet të paguajnë ata që janë në fshat, apo me ndihmë ekonomike.

© Panorama.al

Te lidhura