Analisti Lutfi Dervishi, ka ironizuar shembjen masive të shkëmbinjve në segmentin Qukës–Qafë Plloçë, një aks i cili u inaugurua pak mua më parë me valle nga vetë kryeministri dhe ministrja Belinda Balluku, e cila është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme për aferën me tenderin e tunelit të Llogarasë dhe të lotit 4 në Unazën e Madhe të Tiranës.
“Ndryshe nga inagurimet e tjera, Qukës Qafë Plloçë pati vetëm valle. Kënga mungoi, por mungesa e saj, para dy muajve, ishte si violina e Nastradinit- u dëgjua sot!”, shkruan Dervishi, duke nënkuptuar se problemet në ndërtimin e rrugës po “këndojnë” sot, pas shembjes.
Shembja e rrugës ka ndodhur në afërsi të tuneleve duke e bërë këtë aks rrugor të pakalueshëm për automjetet. Pas situatës kritike, kompania kontraktore e mirëmbajtjes është detyruar të vendosë në përdorim një bypass provizor për kalimin e mjeteve.
Aksi Qukës-Qafë Pllocë kushtoi rreth 260 milionë euro dhe përfundoi pas 14 vitesh, por mjaftuan vetëm dy muaj përdorim që rruga të dalë jashtë funksioni.
Shembjet masive zbuluan se cilësia e punimeve ishte mjaft e dobët dhe në terren kanë munguar studimet e mirëfillta gjeologjike.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në inaugurimin e rrugës, ku u prit me këngë e me valle nga grupet polifonike të zonës.
© Panorama.al













