Shembet shtëpia monument e Kokobobove

Jan 18, 2012 | 18:05
Shtepia e Kokobobove

GJIROKASTER- Rreshjet e shumta të ditëve të fundit, kanë shkatërruar banesën e Kokobobove në lagjen “Palorto” përballë me Gjimnazin “Asim Zeneli” në Gjirokastër. Një pjesë e mirë e ndërtesës, është shkatërruar plotësisht, duke nxjerrë në pah, konstruktet e themelta dhe muret anësore mbajtëse të cilat, nuk i rezistuan dot rrebeshit të shiut dhe dëborës së 10 ditëve më parë.

Banesa e Kokobobove, figuron në listën e trashëgimisë kulturore dhe hyn në monumentet e kategorisë së parë. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, ka ndërhyrë disa herë për të shmangur rrezikshmërinë që paraqesin këto objekte banimi të cilat gjenden në zona të rrahura në këmbësorët.

Ndonëse ky institucion pati lajmëruar herët të gjitha organet kompetente për rrezikshmërinë që paraqesin objekte të tilla, askush nuk ka marrë guximin të ndërhyjë duke e rigjeneruar me fonde. Banesat e tjera që jenë të kategorisë së parë dhe të dytë të cilat kërkojnë ndërhyrje emergjente, janë ato të Hadërajve dhe Cuberajve të cilat ashtu si dhe Kokobobot, ndodhen në zona të banuara dhe me aktivitet intensiv njerëzor.

Piro Nase

© Panorama.al

Te lidhura