Sheiku i Sitit, “i çmendur” pas Rikardo Kakasë

May 6, 2011 | 11:40

Mançester Siti nuk e ka harruar yllin brazilian të Real Madridit, Rikardo Kaka. Vetëm një vit pas dështimit që ta merrte në radhët e veta mesfushorin brazilian nga Milani, sheiku i Sitit, Mansur insiston sërish të joshë lojtarin me qëllim që ai të veshë fanellën e skuadrës së tij. Në drejtim të Realit kanë ofruar 22 milionë sterlina plus sulmuesi togolez, Emanuel Adebajor (vlera 20 milionë euro), i cili është i huazuar aktualisht te madrilenët. Kaka u transferua verën e kaluar tek “Los Blancos” për një shumë marramendëse prej 64 milionë eurosh.

© Panorama.al

Te lidhura