SHBA, Petraeus merr detyrën e drejtorit të CIA-s

Sep 6, 2011 | 18:47

Gjenerali, Dejvid Petraeus mori sot detyrën e drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA).

Zoti Petraeus, qe beri betimin në ceremoninë e mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, e cila drejtohej nga zëvendës presidenti, Xhoe Bajden, tha se atij i është orfuar mundësia unike për vazhdimin e luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.

“Mundësia që më është dhënë është vërtetë e jashtëzakonshme – për ta vazhduar kontributin në misionet shumë të rëndësishme, që shumë prej nesh ishin të angazhuar në to për disa vite, e veçanërisht gjatë dekadës së fundit”, tha Petraeus.

© Panorama.al

Te lidhura