
Në një superaksion, shtatë- ditorë i shtrirë në 50 shtete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vënë në pranga 2.901 emigrantë, mes tyre edhe shtetas shqiptarë.
Nuk dihet se sa është numri i shqiptarëve të arrestuar, ndërsa ende nuk ka të dhëna edhe për identitetin e tyre.
Zyra e Emigracionit dhe e Doganave (ICE), gjatë një konference për shtyp, njoftoi zyrtarisht arrestimin e 2.901 emigrantëve kriminelë në kuadër të operacionit “Cross Check”
Të arrestuarti kishin të gjithë precedentë të mëparshëm penal, duke përfshirë 1.282 të cilët ishin të akuzuar më parë për disa vepra penale. Më shumë se 1.600 e të arrestuarve kanë kryer krime si; vrasje, tentativë për vrasje, rrëmbim personi, grabitje armësh, trafik droge, abuzim me fëmijët, abuzime seksuale ndaj të miturve dhe krime të tjera. 40 prej tyre ishin anëtarë të një bande.
Shumica e të ndaluarve, rreth 2642 janë meshkuj. Të arrestuarit vinin nga 115 vende, ku rreth 386 prej tyre ishin emigrantë të paligjshëm.
Zyra e Emigracionit dhe e Doganave ka nisur operacionin “Cross Check” që në vitin 2009, me qëllim kapjen dhe largimin e emigrantëve të paligjshem dhe kriminelë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Që prej atëherë janë arrestuar mbi 7400 persona.
Të arrestuarit vinin nga shtete si; Meksika, Guatemala, Kuba, Kanadaja, Iraku, Shqipëria,Serbia, Xhamajka, India, Polonia, Republika Domenikane dhe Jordania.
© Panorama.al











