Shtetet e Bashkuara thanë se largimi i planifikuar me kujdes i kryeministrit të Sirisë, Riad Hijab, në Jordani me familjen e tij tregon se regjimi i presidentiti Bashar al-Asad ka filluar të shkatërrohet.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karni tha se “regjimi i Asadit po shkatërrohet nga brenda” dhe ka parashikuar se ditët e tij janë të numëruara.
Një ndihmës i Hijab, që u largua së bashku me të, ka thënë se ai e kishte pëgatitur për një kohë të gjatë ikjen e tij, pasi para dy muajsh, Asadi i kishte thënë se duhet ta pranoje postin e kryeministrit ose “do të jetë i vrarë”.











