Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth tha se “Irani bëri një zgjedhje të keqe” duke hapur zjarr ndaj një anijeje tregtare në Ngushticën e Hormuzit dhe se tani po paguan çmimin.
Komenti i tij vjen pas sulmeve që kreu SHBA për herë të tretë brenda kësaj jave ndaj objektivave iraniane, duke shënjestruar mbi 100 të tillë të shtunën.
Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se kishte nisur valën e sulmeve pasi Teherani kishte sulmuar një anije në Ngushticën e Hormuzit.
Nga ana tjetër, Garda Revolucionare e Iranit tha se Hormuzi do të mbetej e mbyllur deri në njoftim të mëtejshëm, duke pretenduar se kishin qëlluar me të shtëna paralajmëruese drejt një anijeje që po përpiqej të kalonte nëpër një rrugë të paautorizuar.
© Panorama.al












